LAJMI I FUNDIT:

“Je bërë ‘good guy'”, “mos aktroni kur reciprocitetin keni mundur ta bëni para 11 vjetësh” – përplasjet mes Kurtit dhe Haradinajt dhe gjithçka nga seanca e Kuvendit

“Je bërë ‘good guy'”, “mos aktroni kur reciprocitetin keni mundur ta bëni para 11 vjetësh” – përplasjet mes Kurtit dhe Haradinajt dhe gjithçka nga seanca e Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë përplasur në seancën e së enjtes të Kuvendit, lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin ‘good guy’ (djalë i mirë) dhe tha se i njëjti po vepron vetëm sipas direktivave të Bashkimit Evropian.


I pari i AAK-së tutje iu drejtua kryeministrit me fjalët “tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd?”, raporton Telegrafi.

E në replikën e tij, Kurti tha se nuk është radikal në karakter, por vetëm ka bërë veprime radikale në të kaluarën kur sipas tij, situata ishte shumë e rrezikshme për shtetin.

Kusari-Lila: Deklaratat e liderëve opozitarë se veprimet në veri nuk ishin të koordinuara, krijojnë bindjen se ata e donin dështimin
Lexo po ashtu Kusari-Lila: Deklaratat e liderëve opozitarë se veprimet në veri nuk ishin të koordinuara, krijojnë bindjen se ata e donin dështimin

“Nuk e kuptoj se çfarë vlerë paska mos me qenë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin kam bërë veprime radikale. Unë nuk jam radikal për nga karakteri, por nga situatat. Kur Kosova rrezikohet për shkëmbim territorial, Zajednica e ndarje, normalisht që jam radikal. Nëse e keni fjalën për atë”.

Sa i përket ministrit serb, Goran Rakiq, Kurti u shpreh se “unë s’kam koalicion me Listën Serbe, por është obligim kushtetues”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur opozitës, të cilët e kritikuan për vendimin që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.

Duke iu drejtuar opozitës, Kurti ka thënë se “s’mund të aktrojmë nxitimin për një gjë që është tash e 11 vjet”.

“Tash kur po diskutojmë për reciprocitetin, më mirë është të kishte ndodhur më 1 gusht. Por, unë them se më mirë është më 1 shtator se fare. A më së mirti kishte me qenë në vitin 2011 kur jeni marrë vesh në Bruksel”, është shprehur kreu i ekzekutivit, raporton Telegrafit.

Tutje, ka thënë se vendimi është marrë pasi fushata dezinformuese e Beogradit ishte e egër.

“Për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit, kemi marrë kërkesë nga SHBA-ja që ta shtyjmë ekzekutimin e vendimit deri më 1 shtator. Pra, për shkak të fushatës së egër të Beogradit e jo për shkak të mungesës së fushatës tonë informuese”.

“Ne nuk besojmë që s’kemi bërë fushatë të mirë e të mjaftueshme. Për 10 minuta u ngritën 9 barrikada dhe u dëshmua edhe njëherë se janë të organizuara nga regjimi i Beogradit. Në rrethanat që ndodhemi, kemi marrë vendimin e duhur. Jemi të vendosur në atë që bëjmë dhe kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar”.

Tahiri: Me veprimet e fundit, Qeveria jep përshtypjen se nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë
Lexo po ashtu Tahiri: Me veprimet e fundit, Qeveria jep përshtypjen se nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës gjatë seancës të së enjtes ka miratuar në lexim të dytë 19 projektligje, ndër të cilat edhe atë për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit dhe atë për përkujdesjen ndaj kafshëve. Disa prej projektligjeve janë mbështetur edhe nga deputetë opozitar.

Kuvendi miraton dhjetëra projektligje
Lexo po ashtu Kuvendi miraton dhjetëra projektligje

Me 62 vota për deputetët kanë miratuar edhe projektligjin për arkivat shtetërore.

Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për inspeksionin bujqësor dhe atë të produkteve për mbrojtjen e bimëve, më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Kuvendi të enjten në orët e pasdites në mungesë kuorumi për vendimmarrje mbylli punimet, ndërkaq kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori