LAJMI I FUNDIT:

Jazz pësojnë humbjen e parë, kampioni nuk këndellet

Jazz pësojnë humbjen e parë, kampioni nuk këndellet

Ndeshje fantastike janë zhvilluar natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Ndeshja më interesante është luajtur në United Center të Chicagos, ku në prani të 20 mijë tifozëve, Chicago Bulls ka mposhtur Utah Jazz me tetë pikë diferencë 107:99.


Chicago u rikthye te fitorja dhe kjo ishte e pesta këtë edicion kundrejt një humbjes, derisa i shkaktuan humbjen e parë Utah Jazz pas pesë sfidave.

DeMar DeRozan ishte fantastik në këtë takim dhe më efikasi për Bulls, ku e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.

Lojë të mirë tek vendasit shfaqi edhe Zach LaVine me 26 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa qendra malazeze Vucevic e mbylli ndeshjen me 16 pikë e 12 kërcime.

Tek mysafirët Donovan Mitchell shënoi 30 pikë, derisa Ruddy Gobert e mbylli ndeshjen me 17 pikë e 19 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Nuk ka këndellje për kampionin në fuqi të NBA-së, Milwaukee Bucks që ka pësuar edhe një humbje.

Bucks janë mposhtur para tifozëve të vet me nëntë pikë diferencë 93:102 nga San Anotnio Spurs. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 110:103

New Orleans Pelicans – New York Knicks 117:123

Indiana Pacers – Toronto Raptors 94:97

Philadelphia 76ers – Atlanta Hawks 122:94

Chicago Bulls – Utah Jazz 107:99

Memphis Grizzlies – Miami Heat 103:129

Milwaukee Bucks – San Antonio Spurs 93:102

Minnesota Timberwolves – Denver Nuggets 91:93

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 103:82

Phoenix Suns – Cleveland Cavaliers 101:92