LAJMI I FUNDIT:

Jazz marrin fitore të madhe në udhëtim te Lakers

Jazz marrin fitore të madhe në udhëtim te Lakers

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers është rikthyer te humbjet pas dy fitoreve radhazi në kampionat, pasi ka pësuar para tifozëve të vet nga Utah Jazz me 14 pikë diferencë.


Pas 48 minutave lojë në fund rezultati ishte 116:130 në të mirë të skuadrës mysafire.

Alo qendra finlandeze Lauri Markkanen ishte më i miri për skuadrën fituese me 27 pikë, 13 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jordan Clarkson me 20 pikë e shtatë kërcime derisa qendra Olynyk shtoi 18 pikë të tjera.

Russell Westbrook me 26 pikë dhe Anthony Davis me 22 të tjera ishin më efikasit te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/