LAJMI I FUNDIT:

A janë zvogëluar shpresat e Kosovës për kualifikim në Euro 2024? Analizë për situatën në Grupin I

A janë zvogëluar shpresat e Kosovës për kualifikim në Euro 2024? Analizë për situatën në Grupin I

Kosova nuk e ka nisur mbarë rrugëtimin për në Euro 2024 që mbahet në Gjermani.

Fillimisht, Dardanët barazuan në udhëtim te Izraeli me rezultat 1-1 më 25 mars, ndërsa kishim mundësi të fitonim tri pikë – po të mos dështonte Milot Rashica nga afërsia në minuta e fundit të ndeshjes.


Por, një pikë e fituar në Tel Aviv nuk ishte edhe keq, duke e parë si një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari që nuk është aspak i lehtë për t’u mposhtur.

Giresse thotë se nuk e mendon dorëheqjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës
Lexo po ashtu Giresse thotë se nuk e mendon dorëheqjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës

Mirëpo, barazimi në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës (1-1), ka vënë në pikëpyetje se a do mundemi të shkruajmë historinë dhe të shkojmë në Gjermani në vitin e ardhshëm.

Kjo pikë në vendin tonë është një moment zhgënjyes për ekipin, pasi shpresat ishin të mëdha që do të merrnin tri.

Alain Giresse pas ndeshjes së fundit (me Andorrën) deklaroi se në këtë takim na mungoi konkretizimi, ndërsa për këtë rezultat ndikuan edhe vendimet jo të duhura të gjyqtarit në rastin kur Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova u rrëzuan në zonën e rreptësisë dhe as VAR-i nuk i rishikoi ato.

Këto ndeshje të marsit padyshim se ishin zhgënjyese për Dardanët, duke shpresuar që të mbyllinin këtë muaj me së paku katër pikë.

Mirëpo, lojtarët tanë kanë ende mundësinë që t’i kthejnë gjërat në favor të tyre – sidomos në ndeshjet e qershorit.

Kosova është nikoqir i Rumanisë në “Fadil Vokrri” më 16 qershor (që ka arkëtuar gjashtë pikë në dy ndeshje), ndërsa përballet me Bjellorusinë tri ditë më vonë.

Zhegrova: Jemi të zhgënjyer, Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje
Lexo po ashtu Zhegrova: Jemi të zhgënjyer, Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje

Nga këto takime duhet të mundohemi që të arkëtojë pikët e plota, për t’i mbajtur gjallë shpresat në kualifikim.

Në muajin shtator, Kosova e pret Zvicrën (9 shtator) e Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqirit, apo thënë ndryshe favoritin për të kaluar këtë fazë të grupeve.

Ndërsa, më 12 shtator – Dardanët e vizitojnë Rumaninë, që aktualisht po kalon nëpër një formë të mirë dhe padyshim se duhet synuar rezultat pozitiv (e gjitha varet nga situata që jemi në grup, në atë kohë).

Në tetor i kemi dy ndeshje më të lehta në letër, duke vizituar Andorrën për takimin e dytë më 12 tetor, gjersa e presim Izraelin tri ditë më vonë.

Zvira më pas i pret lojtarët tanë në Gjenevë më 18 tetor, ndërsa këtë fazë kualifikuese e mbyllim në shtëpi ndaj Bjellorusisë më 21 tetor.

Barazim zhgënjyes i Kosovës ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”
Lexo po ashtu Barazim zhgënjyes i Kosovës ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Duke e parë orarin, Kosova mund t’i kthejë gjërat në favor të vetin qysh në muajin qershor, nëse arrijmë të marrim gjashtë pikë, duke kaluar në tetë (me këto dy pikët aktuale që kemi).

Ëndrra është ende gjallë, duhet të besojmë, duhet të shkojmë me të gjitha forcat në ndeshjet e mbetura dhe të gjitha të jenë për ne si finale – vetëm kështu mund ta shkruajmë historinë dhe të kualifikohemi në Euro 2024 që mbahet në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori