LAJMI I FUNDIT:

James mezi po pret të fillojë aventurën me Lakers: Nuk ndiej asnjë presion, kemi ekip të mirë

James mezi po pret të fillojë aventurën me Lakers: Nuk ndiej asnjë presion, kemi ekip të mirë
Foto: NBC Sports/Twitter

LeBron James duket mjaft entuziast për aventurën e tij të re me Los Angeles Lakers.

Ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në ditët e sotme, foli për ditët e para në Los Angeles, duke premtuar se do të japë maksimumin e tij për ekipin e ri.


“Nuk ndiej asnjë presion. Zgjedhja ime u bë duke u bazuar fillimisht te familja ime, prandaj mendova për Lakers”.

“Jam një lojtar basketbolli. Kur jam duke bërë atë që di më mirë, të gjitha gjërat shkojnë siç duhet”.

Sigurisht, kjo do të jetë një aventurë e veçantë në karrierën e LeBron, pas eksperiencave me Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat. Për herë të parë ai do të luajë në Konferencën e Perëndimit, e cila konsiderohet si një “ferr” i vërtetë, për shkak të rivalitetit të forte, transmeton TopChannel.

“Kemi një ekip shumë të mirë, lojtarë të cilët mund të bëjnë gjëra të ndryshme”.

Mbajeni në mend, aktualisht është vetëm 13-vjeçar: Shikoni se si e "ngulit" dhe çfarë bën me topin djali i LeBron Jamesit
Lexo po ashtu Mbajeni në mend, aktualisht është vetëm 13-vjeçar: Shikoni se si e "ngulit" dhe çfarë bën me topin djali i LeBron Jamesit

“Kur të fillojmë stërvitjen, do të jetë si dita e parë e shkollës për mua. Do mundohemi të rivalizojmë me çdo ekip, kemi potencialin e duhur”.

Pas disa vitesh mungesë në play off e tërheqjes të Kobe Bryant, Lakers do të hyjnë në një epokë krejtësisht të re për ta, me legjendën e ekipit, Magic Johnson, në rolin e Presidentit e LeBron James si lider të skuadrës. Mbetet për t’u parë se sa do të zhvillohet loja e tyre, me ardhjen e James në ekip.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori