LAJMI I FUNDIT:

Analisti dhe intervistuesi i njohur, James Banks do të jetë menaxheri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles

Analisti dhe intervistuesi i njohur, James Banks do të jetë menaxheri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles

Përmes rrjetit social Twitter, ekipi Bad News Eagles ka njoftuar për bashkëpunimin me emrin e njohur të CS:GO, James Banks, si menaxher i ekipit.

James Banks nga Mbretëria e Bashkuar, është një emër shumë i njohur kur vjen fjala te skena e eSports dhe CS:GO, pasi është pjesë e turneve të shumtë të CS:GO, si intervistues, analist apo edhe si komentator me raste.


Së fundmi, ai e ka përkrahur dhe ka shprehur pëlqim për ekipin shqiptar Bad News Eagles përmes postimevenë rrjetet sociale, por siç duket Banks është shprehur i gatshëm ta ndihmojë ekipin edhe më gjerë, duke marrë në dorë punën e menaxhimit të ekipit, të cilët ende nuk janë pjesë e ndonjë organizate, dhe pas kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO, flitet se kanë marrë shumë oferta nga organizata të ndryshme.

Siç duket, Banks do ta ndihmojë ekipin shqiptar, pa ndonjë fitim personal siç edhe është shprehur në Twitter.

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në turneun major të CS:GO zhvillohet kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore ENCE
Lexo po ashtu Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në turneun major të CS:GO zhvillohet kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore ENCE

“Kam shumë dashuri dhe respekt për ekipin Bad News Eagles. Unë po vij për t’i ndihmuar me strukturën plus gjetjen e organizatës së duhur për t’i mbështetur. Unë dua që ata të fokusohen në lojë dhe nuk do të marr asgjë nga ekipi për punën time. Le të shohim shqiponjat të fluturojnë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori