LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në turneun major të CS:GO zhvillohet kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore ENCE

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles në turneun major të CS:GO zhvillohet kundër ekipit të tretë në ranglistën botërore ENCE
(Foto: HLTV)

Ekipi Bad News Eagles nesër (e mërkurë) do të zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, pasi do të takohet me njërin nga ekipet më të mira të botës për momentin, ENCE.

Duke filluar nga ora 19:30, Bad News Eagles do të përballet me ekipin e tretë në ranglistën botërore të CS:GO, ENCE, pasi të dyja ekipet mbajnë serinë me rekord të ndeshjeve prej 2-1 (dy fitore, një humbje), ku fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të majorit ‘Legends Stage’, ndërsa ekipi humbës do të ketë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar.


Vlen të ceket se kjo është hera e parë që këto dy ekipe takohen me njëra-tjetrën.

Faza e ‘Legends Stage’ do të mbahet me audiencë të drejtpërdrejtë në Antwerp të Belgjikës, ku fansat do të mund të përkrahin ekipet e tyre nga afër.

Ndeshjen e Bad News Eagles kundër ENCE, mund ta ndiqni nesër (e mërkurë) në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin e streamerit Xhoci me komentim në shqip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori