LAJMI I FUNDIT:

Jaap Stam: Më shumë mendoj për humbjen nga Liverpooli më 2005, se sa për triumfin me Unitedin në vitin 1999

Jaap Stam: Më shumë mendoj për humbjen nga Liverpooli më 2005, se sa për triumfin me Unitedin në vitin 1999
(L-R) Liverpool's Milan Baros and AC Milan's Jaap Stam battle for the ball

Ish-mbrojtësi i njohur holandez, Jaap Stam, ka deklaruar se humbja me Milanin nga Liverpooli në vitin 2005 dhemb më shumë dhe i kujtohet më shumë se sa triumfi në vitin 1999 me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Stam ishte përfshirë në disa finale të Ligës së Kampionëve, një prej të cilave finalja e Stambollit ku Milani lëshoi epërsi 3-0 dhe humbi në penalti nga Liverpooli.

Ashtu si për shumë lojtarë që humbja është e papranueshme, edhe për Stamin kjo disfatë ende po e mundon. Aq shumë, sa që e konsideron momentin që më së shumti e mendon nga karriera se sa triumfi me Manchester Unitedin.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Kur dikush përmend finalen e Ligës së Kampionëve, gjithnjë mendoj për një humbje para triumfit në vitin 1999, dhimbja e asaj humbje në vitin 2005 ka qëndruar gjatë, vazhdon të qëndrojë”.

“Kur goli i parë i Liverpoolit hyri, ne humbëm organizimin dhe fokusin. Kur shkuam në penalti, ishim të demotivuar, ata ishin të motivuar. Por, harroni spekulimet se ne kemi festuar në pjesë të parë – ne kem pasur shumë përvojë për ët bërë një gjë të tillë”, u shpreh Stam.

Mbrojtësi ishte pjesë e Milanit në kohën kur klubi Rossoner dominonte futbollin italian.

Stam dikur konsiderohej një nga mbrojtësit më të mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori