LAJMI I FUNDIT:

J Balvin ndezi atmosferën në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”, doli në skenë me flamurin e Kosovës

J Balvin ndezi atmosferën në natën e dytë të “Sunny Hill Festival”, doli në skenë me flamurin e Kosovës

Në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” që u mbajt mbrëmë (e premten) në skenë u ngjit ylli latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi hitet e tij më të njohur ndërsa nuk munguan edhe momentet e veçanta që shënuan performancën e tij.


Në një moment gjatë perfromancës, krijuesi i hitit “In Da Getto” mbajti në duar flamurin e Kosovës teksa edhe u dëgjua të thotë: “Të dua” në shqip.

Foto: “Sunny Hill Festival”/Instagram

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si : In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Foto: “Sunny Hill Festival”/Instagram

Dua e cila performoi në natën e parë të festivalit ishte e pranishme në publik për të ndjekur nga afër koncertin e J Balvin dhe u pa duke bëri shqiponjën me krenari para turmës.

Ajo ka dokumentuar natën e mbrëmshëm duke postuar video të shumta në llogarinë e saj në Instagram nga atmosfera e krijuar në parkun e Gërmisë.

Krijuesja e hitit “New Rules” gjatë ditës së djeshme u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

J Balvin në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, poston flamurin e Kosovës për të njoftuar ardhjen
Lexo po ashtu J Balvin në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, poston flamurin e Kosovës për të njoftuar ardhjen

Ndërkohë, sot (e shtunë) në natën e tretë të festivalit performon reperi britanik, Skepta për të vazhduar në natën e fundit me DJ-në amerikan, Diplo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori