Sam Smith dhe Christian Cowan shfaqen së bashku pas fejesës, çifti tërheq vëmendjen me veshjen e njëjtë

Sam Smith dhe i fejuari i tij, stilisti Christian Cowan, janë shfaqur së bashku në New York, në daljen e parë publike që nga konfirmimi i fejesës së tyre.
Çifti dukej shumë i afërt teksa shëtisnin në qytet dhe kishin zgjedhur një stil të ngjashëm.
Të dy mbanin jelekë të bardhë, duke krijuar një pamje të koordinuar, shkruan DailyMail.

Sam, 34 vjeç, dhe Christian, 32 vjeç, konfirmuan fejesën muajin e kaluar, pas më shumë se tre vitesh lidhje.
Romanca e tyre nisi në fund të vitit 2022, ndërsa lidhjen e bënë publike në vitin 2024.

Sam ka folur së fundmi edhe për marrëdhënien e tyre dhe për mënyrën se si dashuria ka ndikuar në muzikën e re.
Artisti ka treguar se albumi i ardhshëm përfshin këngë të frymëzuara nga përvoja e tyre me dashurinë e ndërsjellë.

Christian, i cili është stilist mode, ka qenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e imazhit të Sam në eventet e mëdha, përfshirë Met Gala.
Çifti duket se po shijon një tjetër kapitull të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, tashmë si të fejuar. /Telegrafi/















































