LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu – 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu – 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur 14 ushtarë, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Siç raportohet, ky ishte një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit nga Hezbollahu, si përfaqësuesi më i fuqishëm rajonal i Iranit.

Bëhet e ditur se sulmi vjen pas vrasjes së dy komandantëve të grupit militant nga Izraeli, ndërsa frika për një konflikt më të gjerë vazhdon e rritet.


Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, Hezbollahu ka sulmuar me dy raketa antitank në fshatin kufitar beduin izraelit, Arab al-Aramshe, përpara se të sulmonte edhe me dron.

Izraelitët janë shprehur të shqetësuar për aftësinë e dukshme të Hezbollahut për të përcaktuar vendndodhjen e ushtarëve dhe shënjestrimin e tyre, shkruan The New York Times, përcjell Telegrafi.

Por, e menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigja e Izraelit i cili ka sulmuar thellë brenda Libanit në luginën Bekaa, bastionin e Hezbollahut në kufirin sirian.

Ndryshe, për më shumë se gjashtë muaj, Hezbollahu dhe Izraeli kanë qenë të bllokuar në një konflikt të tensionuar ndërkufitar të nisur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme po vazhdojnë.

Megjithatë, Hezbollahu e ka bërë të qartë vazhdimisht se nuk do të marrë pjesë në asnjë bisedë diplomatike derisa Izraeli të përfundojë luftën në Gazë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori