LAJMI I FUNDIT:

Izraeli pranon të dërgojë një delegacion negociatorësh në Katar për të vazhduar bisedimet për paqe

Izraeli pranon të dërgojë një delegacion negociatorësh në Katar për të vazhduar bisedimet për paqe

Kabineti i luftës së Izraelit ka miratuar vazhdimin e bisedimeve për paqe dhe dërgimin e negociatorëve në Katar për të diskutuar një armëpushim të mundshëm dhe kthimin e pengjeve.

Bëhet e ditur se, delegacioni më parë është takuar në Paris, me ndërmjetësues nga SHBA-ja, Katari, dhe Egjipti.


Një zyrtar i lartë egjiptian i përfshirë në ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit, ka zbuluar se draft-marrëveshja përfshin lirimin e 40 pengjeve femra të mbajtura në Gazë, në këmbim të 300 të burgosurve palestinez të ndaluar nga Izraeli.

Gjithashtu, ai ka përshkruar një ndërprerje të propozuar gjashtë-javore të luftimeve. Gjatë kësaj periudhe parashikohet që qindra kamionë ndihma të lejohen të hyjnë në Gazë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Të dyja palët kanë rënë dakord që negociatat të vazhdojnë, me synim lirimin e pengjeve dhe përfundimisht arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve diplomatike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka njoftuar për planet e tij operacionale në Rafah, ku përfshihen detaje mbi evakuimin e civilëve.

Zonat e tjera të Gazës do të vizitohen nga ushtarët izraelit të cilët do të kryejnë operacione të zgjeruara në kërkim të pengjeve dhe udhëheqësve të Hamasit.

Ndryshe, në mes të bisedimeve diplomatike, tensioni ishte brenda Izraelit ku po zhvillohej protestë kundër qeverisë së Netanyahut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori