LAJMI I FUNDIT:

‘Italia e vogël’, me derbin më të madh në Kosovë, ndeshja që ‘luftohet’ për qytetin (Foto/Video)

‘Italia e vogël’, me derbin më të madh në Kosovë, ndeshja që ‘luftohet’ për qytetin (Foto/Video)

Qyteti i Gjilanit është kapluar nga ethet e një derbi që me të jetojnë të gjithë banorët e Anamoravës.

Drita dhe Gjilani do të përballen me njëra tjetrën të premten dhe si asnjëherë më parë atmosfera në qytet është bërë e zjarrtë një javë para ndeshjes.

Përgatitjet kanë filluar nga të dyja taboret e tifozëve, por edhe lojtarët mendjen e kanë vetëm në këtë sfidë, pasi fundi fundit në këtë qytet jetojnë për këtë derbi.

13315397_805408052922942_1656413569572594126_n
Tifozët e Dritës ‘Intelektualët’, gjatë marshimit për në stadion para ndeshjes me Gjilanin

Qyteti i Gjilanit njihet ndryshe si ‘Italia e vogël’, por ka derbin më të madh kosovar por në rast se llogaritët për kokë banori, atëherë ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit është derbi më i madh lokal në Ballkan.

Drita nuk e ka filluar mirë këtë edicion të garave, pasi është në pozitën e fundit me vetëm tri pikë të tubuara, për dallim nga Gjilani që pas gjashtë javëve ka grumbulluar 10 pikë.

13438827_819193331544414_3658360385041236553_n
‘Intelektualët’ në finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës

Dy skuadrat urrehen mes vete edhe pse derbi ka një histori të shkurtër pasi me themelimin e Gjilanit në vitin 1995 qyteti është ndarë në dysh.

Kjo ndeshje luhet për primatin e qytetit, për ta stolisur qytetin me ngjyrat e njërës apo tjetrës skuadër të cilat janë bardh dhe kaltër të Dritës dhe kuq e bardh të Gjilanit.

Në ditën e ndeshjes, nga orët e para të mëngjesit qyteti është i bllokuar nga ‘Intelektualët’ në njërën pjesë dhe nga ‘Skifterat’ në pjesën tjetër të qytetit.

Gjithmonë në ditën e ndeshjes atmosfera është në maksimum, ndërsa nuk mungojnë as zënkat mes të tifozëve të dyja klubeve.

Drita është vendase në këtë takim, mirëpo falë formës më të dobët në këtë fillim të kampionatit Gjilani llogaritet si favorit në letër.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë, Taulant Haliti është pjesë e Dritës ku edhe e shpëtoi këtë skuadër nga rënia vitin e kaluar duke shënuar gol në minutën e 93-të në barazh ndaj Flamurtarit.

Haliti në një prononcim për Telegrafin ka treguar edhe emocionet e tij për këtë takim ndërsa thotë se Drita nga kjo ndeshje do t’ia fillojë rezultateve pozitive.

“Dihet rëndësia e çdo ndeshje që kemi por patjetër që ndeshja më e rëndësishme dhe më e veçantë është ajo me Gjilanin duke marrë parasysh edhe rivalitetin e madh që kanë krijuar këto dy skuadra ndër vite”, shprehet Haliti.

Taulant Haliti
Taulant Haliti duke treguar dashurinë për klubin e Dritës në momentin që i shpëtoi nga rënia në Ligën e Parë

“Për ne është e rëndësishme që pikërisht në këtë ndeshje të sjellim fitoren për të gjithë tifozët tanë që e presin pa marrë parasysh situatën momentale në tabelë”, vazhdon tutje Haliti.

“Jemi të motivuar dhe të përgatitur maksimalisht për t’i mposhtur rivalët dhe për këtë do të japim maksimumin nga vetja”.

Qendërmbrojtësi i fuqishëm, ka edhe një mesazh për tifozët e Dritës ‘Intelektualët’.

“Tifozëve më të mirë në trojet shqiptare ‘Intelektualëve’, iu them që të dhurojnë si gjithmonë ligjërata nga tribunat, ndërsa ne do të japim gjithçka nga vetja për t’i bërë ata të lumtur”, përfundoi Haliti.

Ndërkohë në anën tjetër ka folur portieri i Gjilanit, Faton Maloku i cili nuk e ka veshur asnjëherë fanellën e Dritës.

Maloku ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur në çdo aspekt për këtë përballje dhe kanë një pozitë më komode në tabelë.

“Jemi të përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet dhe sidomos në atë psikik pasi në derbi nuk ka favoritë mirëpo jemi më të lehtësuar duke parë pozitën në tabelë dhe këtë pozitë nuk mundet ta përjetoj gjithkush. Mendoj që për disa kulmi i arritjeve është të jenë në Superligë”, deklaron Maloku.

Maloku
Faton Maloku është ndër futbollistët e rrallë në qytetin e Gjilanit që nuk i ka veshur të dyja fanellat e skuadrave të qytetit.

Ai iu ka uruar angazhim të madh skifterëve, ndërsa premton se ngjyrat kuq e bardh do të sundojnë qytetin.

“Tifozëve tanë, Skifterave iu urojë angazhim maksimal dhe të dalin faqebardhë nga kjo përballje. Iu premtoj që ngjyrat kuq e bardh do të sundojnë përsëri në qytet”, përfundoi Maloku.

11885388_866344336746100_8448357322895476591_n
Foto e tifozëve të Gjilanit ‘Skifterat’ gjatë vitit të kaluar përballë Dritës

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Skifterat
‘Skifterat’, gjatë marshimit për në stadiumin e qytetit në përballje me Dritën
gjilani
‘Skifterat’

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori