LAJMI I FUNDIT:

Itali – Shqipëri, tri betejat kryesore në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin

Itali – Shqipëri, tri betejat kryesore në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin

Italia dhe Shqipëria do të përballen në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 dhe janë tri duele në fushë të cilat mund ta vendosin fituesin e këtij takimi.

Takimi i “Azzurrëve” me “Kuqezinjtë” do të nis me fillim nga ora 21:00 me ndeshjen që do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Itali vs Shqipëri – tri betejat kryesore për t’i përcjellur në fushë


Armando Broja vs Alessandro Bastoni

Ylli i Interit do të ngarkohet me misonin për ta ndalur yllin e Chelseat, i cili konsiderohet të jetë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë në këtë garë. Teksa këtu rol të madh do të luajë edhe loja ekipore, gjasat e Italisë do të varen nga ajo se sa do të mundet që ta limitojë Bastoni rrezikun që kanoset nga Broja.

Ndërhyrje të mençura dhe superioritet fizik do t’i duhen Bastonit që të mundohet dhe të kufizojë rrezikun që vjen nga Broja i cili shquhet për shpejtësinë e tij të lojës për shkak të përvojës së fituar në Ligën Premier.

Berat Gjimshiti vs Gianluca Scamacca

Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve
Lexo po ashtu Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Beteja e dytë në këtë përballje do të jetë ajo mes dy bashkëlojtarëve te Atalanta, Berat Gjimshiti dhe Gianluca Scamacca të cilët e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin nga Bergamo.

Sulmuesi italian është në gjendje të luajë në sistemin me dy sulmues qendre si dhe me sistemin tradicional si sulmues i vetëm, diçka që mund t’i sjell Italisë benefite të mëdha.

Gjimshiti pritet që t’i qëndrojë afër Scamaccas në fushë, ndërsa me gjasë do të kemi mundësinë të shohim shumë duele një për një mes këtyre dy lojtarëve.

Nedim Bajrami vs Jorginho

Beteja e fundit e cila mund të jetë vendimtare në këtë përballje është ajo e mesfushës, aty ku Nedim Bajrami do të përballet me Jorginhon. Italiani tani do të ketë një mision të vështirë pasi do të përkujdeset për anën defanzive ndërsa Nicolo Barella do të përkujdeset për sulmin.

Bajrami do të jetë aty për të aplikuar presion në momentin kur Jorginho ka topin dhe të mundohet që ta kufizojë ndikimin e tij në lojë.

Jorginho po ashtu do të ngarkohet me detyrën që t’i ndalë aksionet që krijohen shpeshherë nga dyshja Bajrami-Broja./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

Ndërkombëtare
Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën

Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën

Ndërkombëtare
Chelsea shkatërron PSG-në dhe fiton Kupën e Botës për Klube

Chelsea shkatërron PSG-në dhe fiton Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
A e mbani mend Andy Carrollin e Liverpoolit? Ai nuk interesohet për paratë, i habiti të gjithë me klubin e ri

A e mbani mend Andy Carrollin e Liverpoolit? Ai nuk interesohet për paratë, i habiti të gjithë me klubin e ri

Ligat tjera
Barcelona rrit interesin për sulmuesin e Leipzigut - po shihet si përforcimi ideal për Flick

Barcelona rrit interesin për sulmuesin e Leipzigut - po shihet si përforcimi ideal për Flick

La Liga
Kalo në kategori