LAJMI I FUNDIT:

Ismet Munishi bëhet trajner i Ballkanit

Ismet Munishi bëhet trajner i Ballkanit
Ismet Munishi (Foto: KF Ballkani/Facebook)

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Ismet Munishi është rikthyer përsëri në futbollin e Kosovës.

Pas largimit nga skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova, trajneri kosovar e ka marrë drejtimin e skuadrës nga Theranda, KF Ballkanit.


Në një postim në faqen e tyre zyrtare, Ballkani ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Ismet Munishin që ta drejtojë skuadrën nga sezoni i ri.

Bëhet e ditur se trajneri kosovar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën nga Theranda, kështu që do t’i udhëheqë ata në sezonin 2019/20 të Superligës së Kosovës.

” Ish trajneri i disa skuadrave në Kosovë,Ismet Munishi, është emëruar shef i shtabit teknik të skuadrës sonë për edicionin 2019/2020 në IPKO Superligë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ballkanit.

/Telegrafi/