LAJMI I FUNDIT:

Ismajli drejt transferimit në Serie A, pesë skuadra e duan atë

Ismajli drejt transferimit në Serie A, pesë skuadra e duan atë

Ardian Ismajli mund ta bëjë në verë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi shqiptar prej katër viteve është pjesë e futbollit kroat, ku luan me skuadrën e Hajdukut të Splitit.


Por këtë edicion, Ismajli është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.

Ish-kapiteni i Kosovës U-21 tani pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, po ndiqet nga skuadra të respektuara italiane si Atalanta, Bologna, Hellas Verona, Cagliari dhe Torino.

Kontrata e tij me Hajdukun skadon në verën e vitit 2022 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj pasi dëshiron largimin në një kampionat më të madh.

Skuadrat italiane janë të gatshmet ë ofrojnë deri në 1,5 milionë euro, por Hajduku e vlerëson tre milionë.

Ismajli luan si qendërmbrojtës, por ai mjaftë mirë e mbulon edhe krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kjo i jep përparësi atij.

Mediat në Kroaci kanë raportuar se 23-vjeçari në verë pritet të largohet nga Hajduku për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Kujtojmë që Ismajli është produkt i akademisë së 2 Korrikut, ndërsa për një vit veshi edhe fanellën e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori