LAJMI I FUNDIT:

“Isha top lojtar, por kjo nuk mjaftonte”, Nuri Sahin rrëfen kohën e tij te Real Madridi

“Isha top lojtar, por kjo nuk mjaftonte”, Nuri Sahin rrëfen kohën e tij te Real Madridi

Nuri Sahin ishte një nga nënshkrimet më interesante të Real Madridit në kohën e Jose Mourinhos, por nuk arriti asnjëherë të tregoj sesa vlente realisht.

Turku erdhi nga Borussia Dortmund, pasi Los Blancos paguan 10 milionë euro, në vitin 2011 dhe Sahin llogaritej si njëri nga mesfushorët më premtues në Evropë, por dëmtimet ia dëmtuan karrierën në Santiago Bernabeu.


Ai mezi luajti 10 ndeshje me Real Madridin dhe nuk u dallua më pas rikthimit të tij në Dortmund dy sezone më vonë.

Sahin u bë trajner i Antalyaspor sezonin e kaluar. Në deklaratat e fundit për mediumin Tuttomercatoweb, Sahin kujton kohën e tij te Los Blancos.

“Si lojtar isha i sigurt se mund të luaja për Real Madridin, isha një top lojtar, por kjo nuk mjafton atje: duhet të jesh i fortë mendërisht”, ka rrëfyer fillimisht 34-vjeçari.

Lëndimet ishin obsesioni i tij i madh në Spanjë gjatë kohës te Mbretërit.

“Stërvitja nuk ndalet dhe me dëmtimet që kisha nuk isha i përgatitur. Ushtrova me lojtarë të klasit botëror dhe kisha cilësi, por me kaq shumë dëmtime nuk mund të duroja presionin”.

“Ndoshta kam qenë shumë i paduruar më parë dhe duhet të kisha qenë më i duruar. Të gjithë më thanë: “Ti je në Madrid, duhet të jesh i lumtur”. Por nuk mjaftoi”.

Sahin rrëfen se tani që është trajner e kupton metodologjinë që Mourinho ka aplikuar në zhveshtore.

“Si lojtar nuk e pashë aq qartë. Ajo që dua te Mourinho është ndershmëria e tij. Ai është i drejtpërdrejtë. Ai të shikon në sy dhe të thotë gjithçka. Nëse je i mirë, je i mirë, nëse nuk je, nuk je”.

“Unë isha i ri, u ndjeva në faj dhe pyesja veten: ‘Pse po e bën këtë?’ Tani që jam trajner, e kuptoj dhe nuk shoh asgjë të keqe në atë që ai bëri”, përfundoi Sahin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori