LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Lionel Messit thotë se Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë

Ish-trajneri  i Lionel Messit thotë se Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka marrë pjesë në debatin Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.

Portugezi ktheu vitet pas kur ekipi i tij Al Nassr u përballë me Al-Duhail në Ligën e Kampionëve të Azisë.


Ronaldo asistoi fillimisht për Anderson Taliscan për golin e parë, para se të shënontë vetë dy herë në pjesën e dytë për fitoren dramatike me rezultat 4-3.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Al-Duhail, Galtier, nuk mund të mos lavdëronte Ronaldon, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij.

“Kur përballesh me Ronaldon, nuk mund të bësh shumë”, tha francezi. “Ai shënoi dy gola të bukur, nuk kam fjalë për ta përshkruar”.

Galtier vazhdoi duke e përshkruar pesë herë fituesin e Topit të Artë si “lojtarin më të mirë në botë”.

“Ajo që ai bëri është e jashtëzakonshme për një 38-vjeçar. Ai është ende lojtari më i mirë në botë,” shtoi 57-vjeçari.

Galtier punoi së bashku me Messin teksa ai drejtonte PSG-në sezonin e kaluar, por iu shfaq dera e daljes menjëherë pas largimit të 36-vjeçarit në korrik.

Messi, i cili ka rizbuluar formën e tij më të mirë në Inter Miami në Amerikë këtë sezon, pati një fund të hidhur të jetës në Francë, pasi dështoi të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Por pas largimit nga klubi, Galtier ishte falënderues ndaj fituesit të Kupës së Botës, duke e përshkruar atë si “lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”.

Në të vërtetë, fjalët e Galtier kundërshtojnë plotësisht komentet e tij më të fundit për Ronaldon.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”, kishte thënë ai për Messin në qershor./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori