LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i Barcelonën tregon arsyen e kalimit të Takefusa Kubo te Real Madridi

Ish-trajneri i Barcelonën tregon arsyen e kalimit të Takefusa Kubo te Real Madridi

Barcelona do të përballet me ish-talentin e ‘prodhuar’ në La Masia, Takefusa Kubo, pasi luan sonte (e shtunë) në udhëtim te Real Sociedad.

Kubo mori vendimin e verës për t’u kthyer përgjithmonë në San Sebastian, në fillim të sezonit 2023/24, pasi vendosi të largohej nga Real Madridi, pas një huazimi në vendin bask.


Reprezentuesi japonez iu bashkua Los Blancos në vitin 2019, por kurrë nuk bëri një paraqitje zyrtare me ekipin e parë, pasi ata e huazuan atë në skuadra të shumta spanjolle.

22-vjeçari ka vazhduar të jetë yll për Sociedad këtë sezon, dhe po tërheq interesin e transferimeve nga e gjithë Evropa, megjithatë, rruga e tij në karrierë mund të kishte qenë shumë e ndryshme.

Si një 10-vjeçar, Kubo iu bashkua të rinjve të famshëm të Barcelonës, pas një prove, por ai u kthye në Japoni në vitin 2015, për shkak të rregullave të FIFA-s për lojtarët ‘jo-BE’.

Ish-trajneri i të rinjve të Kubos, Joan Vila, ka punuar ngushtë me të gjatë periudhës së rinisë së tij në Kataluni dhe pranoi se klubi nuk luftoi mjaftueshëm për ta rikthyer atë përpara se të bashkohej me Real Madridin.

“Për shkak të rregulloreve të FIFA-s, na u desh të prisnim derisa ai të mbushte 18 vjeç për ta rikthyer, por e di që nuk pati një ndjekje shumë serioze ndaj tij”.

“Kur ishte 18 vjeç, Barcelona e thirri. Por ata nuk treguan interes të vërtetë. Në fund ai u bashkua me Real Madridin”, ka thënë Vila për Diario AS.

Ndryshe, Kubo këtë sezon ka 5 gola dhe 2 asistime nga 10 ndeshje në La Liga, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori