Donat Rrudhani e Kastriot Imeri pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Pas paraqitjeve fantastike, Donat Rrudhani si dhe Kastriot Imeri kanë zënë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Të dy lojtarët ishin protagonist në fitoret e ekipeve të tyre, pra të Sionit dhe Young Boys.
Rrudhani realizoi gol në fitoren 3-0 të Sionit ndaj Luzern, ku këtë edicion duket se po e rikthen formën e dikurshme, me objektivin për të hyrë sërish në planet e përzgjedhësit Franco Foda te Kosova.
Në anën tjetër, Kastriot Imeri realizoi ndaj ish-klubit, me të cilin e fitoi titullin në Zvicër edicionin e fundit, pra Thun. Në këtë sfidë Young Boys regjistruan fitore të thellë prej 0-6.
Formacioni më i mirë i javës në elitën e futbollit zviceran sipas "SofaScore"./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































