Liridon Latifi e nis për mrekulli aventurën në Kazakistan

Sulmuesi shqiptar Liridon Latifi e ka nisur në mënyrën më pozitive aventurën e tij në futbollin e Kazakistanit.
Latifi befasoi shumëkënd kur vendosi të nënshkruante me Kyzylzharin, por menjëherë ka filluar ta dëshmojë cilësinë e tij në fushën e lojës.
Në katër paraqitjet e para me fanellën e skuadrës së re, 32-vjeçari ka realizuar dy gola dhe tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke fituar besimin e plotë të trajnerit.

Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime edhe nga tifozët, të cilët presin që shqiptari të vazhdojë me të njëjtin ritëm gjatë pjesës së mbetur të sezonit.
Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri në dhjetor të këtij viti, nëse Latifi vazhdon me këtë formë mbresëlënëse, rinovimi i bashkëpunimit me Kyzylzharin duket një skenar shumë i mundshëm.
Me eksperiencën dhe cilësitë që zotëron, Latifi pritet të jetë një nga lojtarët kyç në objektivat e klubit kazak për këtë sezon./Telegrafi/














































