LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtarit të Policisë i gjenden armë dhe disa pjesë të uniformës në Zubin Potok

Ish-pjesëtarit të Policisë i gjenden armë dhe disa pjesë të uniformës në Zubin Potok

Në shtëpinë e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mërkurën rreth orës 14:45, në Zubin Potok.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish-pjesëtar i PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/