LAJMI I FUNDIT:

Ish-partnerja Juliana Nalu i tregon Kanye Westit se çfarë ka humbur përmes pozave të reja në bikini

Ish-partnerja Juliana Nalu i tregon Kanye Westit se çfarë ka humbur përmes pozave të reja në bikini

Ish e dashura e Kanye Westit, Juliana Nalu, ka kaluar Krishtlindjet në plazhin e Rio de Janeiros.

Modelja, 24 vjeçe, u shfaq me një palë bikini të zeza, teksa festonte në plazh bashkë me qenushin e saj, Rio, i cili mban emrin e vendlindjes së saj në Brazil.


Në fillim të këtij muaji, modelja thuhet se u nda me reperin kontrovers, 45 vjeç, pas vetëm dy muajsh lidhjeje.

Juliana Nalu (Foto: Backgrid)

Për aksesorë, ajo kishte vënë një gjerdan ari me mbiemrin e saj Nalu dhe një unazë në gishtin e mesit.

Për pamjen në plazh zgjodhi një stil të veçantë me gërsheta dukë bërë që të marrë vëmendje me ndryshimin.

Kush është Juliana Nalu, modelja braziliane që u fotografua me Kanye West?
Lexo po ashtu Kush është Juliana Nalu, modelja braziliane që u fotografua me Kanye West?

Më vonë, ajo lidhi flokët dhe vendosi një palë syze dielli me korniza të mëdha.

Juliana Nalu (Foto: Backgrid)

Ndërsa ecte në breg, ajo mbante qenushin e saj mbi supe.

Më 5 dhjetor, modelja ndau në rrjetet sociale se ishte beqare pas vetëm dy muajsh romancë me Kanye West – ish-bashkëshortin e Kim Kardashian dhe babain e fëmijëve të saj.

Kur një fanse e pyeti se si mund të dilte me një antisemit, ajo shkroi: “Unë jam beqare. Faleminderit për kujdesin”.

Juliana Nalu (Foto: Backgrid)

Ish-çifti fillimisht u përfol për lidhje romantike pasi u panë në New York në tetor në fillim të këtij viti.

Kim ka qenë e zëshme këtë kohë duke folur për raportin me ish-bashkëshortin e saj dhe bashkë-prindërimin.

Juliana Nalu (Foto: Backgrid)

Duke qenë se janë të ndarë prej kohës, ylli i “The Kardashians” theksoi se ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për të. /Telegrafi/

Juliana Nalu (Foto: Backgrid)