LAJMI I FUNDIT:

Ish-partneri i Irina Shayk, Bradley Cooper i shqetësuar për romancën e re të saj me Tom Brady

Ish-partneri i Irina Shayk, Bradley Cooper i shqetësuar për romancën e re të saj me Tom Brady

Ish-partneri i Irina Shayk, Bradley Cooper thuhet se është ‘i shqetësuar’ nga romanca e saj e re me Tom Bradyn dhe është i ‘tmerruar’ se legjenda e NFL-së mund t’ia ‘marrë zemrën përgjithmonë prej tij’.

Marrëdhënia e Irinas dhe Tomit u zbulua gjatë fundjavës kur fotografët i ‘kapën mat’ në makinën e tij pasi kaluan natën së bashku.

Tani burimet kanë zbuluar sesi ish-partnerët e Irinas dhe Tomit reaguan ndaj çiftit të ri – dhe thuhet se ish-i modeles 37-vjeçare është shumë i shqetësuar për dashurinë e saj të re.


Irina dhe Bradley, 48 vjeç, filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2015, dhe ata mirëpritën një vajzë së bashku, të quajtur Lea, në mars 2017.

Ata ishin bashkë për katër vjet përpara se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2019 – por që kur ata shkuan në rrugët e tyre të ndara, thashethemet kanë qarkulluar vazhdimisht se ata po rindeznin dashurinë e tyre pasi janë parë duke kaluar kohë së bashku në shumë raste.

Por tani që ajo ka vazhduar zyrtarisht me Tomin, 45 vjeç, një burim tha për DailyMail.com se ylli i “Hangover” nuk është aspak i lumtur për këtë.

“Të thuash se ai nuk shqetësohet nga kjo do të ishte një gënjeshtër. Ai ka qenë me Irinan dhe ka shumë dashuri për të”, tha një burim.

“Ajo është nëna e vajzës së tij dhe ato janë dy femrat e tij më të dashura. Ai ndjen se, për herë të parë, ajo takoi dikë që do t’ia largonte zemrën prej tij përgjithmonë”, shtuan këto burime.

“Tomi është shumë i aftë të jetë një bashkëshort i përkushtuar. Kjo është ajo që e shqetëson Bradleyn”, thanë tutje burimet.

Sa për ish-in e Tomit, Gisele Bundchen, e cila filloi të takohej me yllin e futbollit në vitin 2007 dhe ishte me të për më shumë se një dekadë përpara se të konfirmonin se po divorcoheshin në tetor 2022, një burim tha se ajo nuk ishte e shqetësuar nga romanca e tij me Irinan, sepse ajo tashmë e ka harruar.

Fillimisht ishte e mërzitur, por Gisele Bundchen shpreson për më të mirën në lidhjen e re të ish-bashkëshortit Tom Brady me Irina Shayk
Lexo po ashtu Fillimisht ishte e mërzitur, por Gisele Bundchen shpreson për më të mirën në lidhjen e re të ish-bashkëshortit Tom Brady me Irina Shayk

“Gisele nuk shqetësohet nga Tom dhe Irina, apo kushdo me të cilin Tom takohet, për sa kohë që ata i trajtojnë fëmijët e tyre me dashuri”, tha burimi.

“Tom dhe Gisele janë divorcuar dhe ajo ka vazhduar. Për sa kohë që Tom luan një rol aktiv në jetën e fëmijëve të tij, Gisele është e lumtur për të dhe këdo që ai zgjedh të bjerë në dashuri”, thanë tutje burimet pranë modeles.

Tom dhe Gisele kanë dy fëmijë – Vivian dhe Benjamin, ndërsa ai gjithashtu ka një djalë më të madh, Jack nga lidhja e tij e mëparshme me Bridget Moynahan.

Që kur ish-çifti u nda, Gisele është parë duke u shoqëruar me Joaquim Valente, edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht një romancë.

Thuhet se Tom dhe Irina u lidhën për herë të parë kur të dy morën pjesë në dasmën miliarderit Joe Nahmad dhe të dashurës së tij prej kohësh, Madison Headrick, në maj.

Fotografët kapën ish-mbrojtësin duke përkëdhelur butësisht fytyrën e modeles në makinën e tij pas një takimi gjatë natës në rezidencën e tij në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori nuk i lë asgjë imagjinatës, ndërsa çifti darkon në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori nuk i lë asgjë imagjinatës, ndërsa çifti darkon në Los Angeles

Magazina
Lamine Yamal bën fotografi me të dashurën e tij të përfolur, pas fitores në Euro 2024

Lamine Yamal bën fotografi me të dashurën e tij të përfolur, pas fitores në Euro 2024

Magazina
Luana Vjollca tregon format atraktive me një fustan të shkurtë, në fotografitë e publikuara në Instagram

Luana Vjollca tregon format atraktive me një fustan të shkurtë, në fotografitë e publikuara në Instagram

Magazina
Melania Trump thyen heshtjen pas tentativës për vrasjen e Donald Trump

Melania Trump thyen heshtjen pas tentativës për vrasjen e Donald Trump

Magazina
Bora Zemani dhe Heidi Baci pozojnë për herë të parë së bashku

Bora Zemani dhe Heidi Baci pozojnë për herë të parë së bashku

Magazina
Kim Kardashian mahnit me një ansambël të kuq, teksa merr pjesë në dasmën të njeriut më të pasur të Indisë në Mumbai

Kim Kardashian mahnit me një ansambël të kuq, teksa merr pjesë në dasmën të njeriut më të pasur të Indisë në Mumbai

Magazina
Kalo në kategori