LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja Haradinaj-Stublla: Pas një skeme piramidale, më është vjedhur mandati dhe tani jam palë e dëmtuar

Ish-ministrja Haradinaj-Stublla: Pas një skeme piramidale, më është vjedhur mandati dhe tani jam palë e dëmtuar

Në gjykimin për falsifikim të votave ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, është dëgjuar në cilësi të dëshmitares ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila atëkohë kishte qenë kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila tha se mendon që mandati i është vjedhur pas një skeme piramidale të linçimit, njollosjes, presionit, manipulimit dhe shantazhit, që beson që ka lidhje me partinë politike që i ka takuar dhe sipas saj disa “pseudo-portaleve”.

“Pas një skeme piramidale, më është vjedhur mandati dhe tani jam palë e dëmtuar”, tha dëshmitarja.


Ajo tha se i qëndron prapa dëshmisë së dhënë më parë lidhur me këtë çështje.

“Atë që kam thënë në dëshmi i qëndroj pranë që ndihem palë e dëmtuar, viktimë e një skeme piramidale të linçimit, njollosjes, presionit, manipulimit dhe shantazhit, që besoj fuqishëm që ka lidhje me partinë politike që i kam takuar, me parapolitikën biznesin dhe disa preudoportale”, tha Haradinaj-Stublla.

Tutje ajo përmendi emrat e dy deputetëve, Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyqi që ajo tha se kanë pretenduar publikisht se Haradinaj-Stublla ka ushtruar ndikim në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, përmes një video-inçizimi që kinse bashkëshorti i saj bën pjesë në të, gjë që ajo e mohoi të kishte ndodhur.

Haradinaj-Stublla po ashtu deklaroi se ndaj Florentina Gjergjajt ka ushtruar padi për shpifje dhe rasti është ende në zhvillim.

Paraprakisht, prokurori special Ilir Morina njoftoi se kishte bërë marrveshje për pranim fajësie për të akuzuarit Halilaj dhe Gashi. Për këta të dy është veçuar lënda, edhe pasi që ky i fundit mungoi në seancën e sotme.

Sa i përket të akuzuarit Halilaj, ai dhe avokati i tij, Flamur Bllacaku deklaruan se e pranon fajësinë pas marrveshjes me Prokurorinë me vullnet dhe vetëdije të plotë dhe shpallja e aktgjykimit për të do të bëhet nesër (14 nëntor).

Tutje gjykimi vazhdoi me fjalën hyrëse të prokurorit special Ilir Morina, i cili deklaroi se ky është rast i rëndësishëm për shkak që është vjedhur demokracia.

Në fund, seanca u ndërpre për arsye personale të kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismajli dhe do të vazhdojë më 16 nëntor të këtij viti.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 dhjetor 2022, të akuzuarit Arber Krasniqi, Sahit Mataj, Ilirjan Hysenaj, Granit Halilaj edhe Përparim Përvetica, më 1 janar 2021 në Qendrën e Numërimit në Fushë-Kosovë me dashje dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë në cilësinë e personave zyrtarë falsifikuan rezultatet e votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tutje, të akuzuarit ngarkohen se me qëllim të shtimit të votave për ish-ministren Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti politik “AAK” i shtuan 65 vota për Haradinaj-Stublla, kurse më 2 mars 2021 të akuzuarit Metaj dhe Krasniqi takohen me Jetmir Bytyqin bashkëshortin e deputetes Albana Bytyqi, po ashtu nga subjekti politik “AAK”, ku gjatë diskutimit me Bytyqin të njëjtit i tregojnë se kanë shtuar votat për kandidaten Haradinaj-Stublla.

Biseda e tillë mes të akuzuarve Metaj dhe Krasniqi, thuhet se ishte incizuar nga deputetja Bytyqi dhe se biseda e njëjtë pastaj ishte publikuar në portalin “Insajderi”. Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit Ilirjan Hysenaj, Përparim Përvetica, Granit Halilaj, Arber Krasniqi dhe Sahit Metaj  nga bisedat e zhvilluara në aplikacion “ Viber”, sqarojnë se shtimi i votave për kandidaten Haradinaj-Stublla po bëhet realitet dhe se  sipas bisedës duhet të punohet që të mos flitet për këto veprime që kishin ndërmarrë të akuzuarit, raporton betimiperdrejtesi.

Andaj, me këto veprime sipas Prokurorisë Speciale të akuzuarit Ilirjan Hysenaj, Përparim Përvetica, Granit Halilaj, Arben Krasniqi dhe Sahit Metaj, ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”  e paraparë dhe e sanksionuar sipas me nenin 219, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje sipas aktakuzës, Haxhi Shala, Sahit Mataj dhe Dardan Gashi, gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2021 në Qendrën e Numërimit në Fushë-Kosovë, me dashje dhe në bashkëkryerje mes vete i falsifikojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvend të Republikës së Kosovës të vitit 2019.

Fillimisht, thuhet se i akuzuari Sahit Metaj në bashkëkryerje me Dardan Gashin, planifikojnë dhe i shtojnë vota kandidatit për deputet Haxhi Shala. Kjo situatë sipas aktakuzës vërehet në SMS-ës e zhvilluara midis të akuzuarit Sahit Metja duke i thënë të akuzuarit Haxhi Shala se a është e vërtetë se i duhen edhe 250 vota për t’u bërë deputet dhe në përgjigjen i akuzuari Haxhi Shala ia konfirmon.

“Jam nipi i Florimit, më erdhi një informatë se edhe 250 të duhen, a është e vërtetë”, thuhet në aktakuzë sipas sms që i akuzuari Sahit Metaj i kishte dërguar Haxhi Shala, ku ky i fundit në sms ia konfirmon me fjalën “Po”.

Ndërkaq, i akuzuari Dardan Gashi thuhet se në bisedën e tij me të akuzuarin Sahit Metaj shihet duke i thënë se zyrtarët tjerë e kanë zënë dhe se në tavolinën e tij të numërimit të votave duhet shkuar prapë në rinumërim.

“M… u ba, m.. u ba, më nxunën man”, citohet në aktakuzë sipas sms të zhvilluar midis Sahit Metaj dhe Dardan Gashit.

Me këto veprime, të akuzuarit Haxhi Shala, Dardan Gashi dhe Sahit Metaj ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” e sanksionuar me nenin 216, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. Në aktakuzë, propozohen që të dëgjohen 23 dëshmitarë ndër ta edhe ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori