LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Interit dënohet me dy vite moslojë për shkak të mashtrimit me doping

Ish-lojtari i Interit dënohet me dy vite moslojë për shkak të mashtrimit me doping

Ish-sulmuesi i Interit, Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa është dënuar me dy vite moslojë për shkak të tentativës së mashtrimit me një çështje të dopingut në Brazil.

Qendërsulmuesi u shpall fajtor për tentativat e tij për të manipuluar testin e dopingut në kampin e Flamengos më datë 8 prill të vitit të kaluar.


Teksa të gjithë bashkëlojtarët e tij i kompletuan testet para orës 10 të mëngjesit, Gabigol u akuzua se u mundua t’i ‘pengojë’ zyrtarët për t’i kryer testet.

Ai dështoi në përputhje me procedurat dhe shkoi për të ngrënë drekë në vend të kësaj, e dorëzoi enën e mostrës së urinës së tij, dhe më pas u tha zyrtarëve se ky është testi i tij ‘përfundimtar’ i dopingut.

Interi po bëhet me portier të ri, ai vjen nga kampionati brazilian dhe ka një klauzolë të ‘çmendur’
Lexo po ashtu Interi po bëhet me portier të ri, ai vjen nga kampionati brazilian dhe ka një klauzolë të ‘çmendur’

Dënimi për të u mor sot (e hënë) dhe do të zgjasë deri në prill të 2025, pasi zgjat dy vjet pas incidentit.

27-vjeçari u transferua nga Santosi tek Interi në verën e vitit 2016 për 29 milionë euro, por nuk pati impakt në lojën e ‘Nerazzurrëve’, duke kontribuar me një gol në 10 ndeshje dhe duke u emëruar ‘Lojtari më i Dobët’ në Serie A.

Ai më pas luajti në huazim tek Benfica, Santosi dhe Flamengo para shitjes përfundimtare tek ky i fundit në janar të vitit 2020 për 17 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori