LAJMI I FUNDIT:

Interi po bëhet me portier të ri, ai vjen nga kampionati brazilian dhe ka një klauzolë të ‘çmendur’

Interi po bëhet me portier të ri, ai vjen nga kampionati brazilian dhe ka një klauzolë të ‘çmendur’

Interi duket se ka zgjedhur portierin e tyre për sezonin e ardhshëm, pasi ‘Nerazzurrët’ kanë shprehur interesim serioz për portierin brazilian Bento Matheus Krepski.

Marrëveshja personale me brazilianin duket se nuk do të jetë problem për klubin italian, por ata duhet që të arrijnë marrëveshje me Athletico Paranaensen për lirimin e tij.


Sipas raportimit nga burime të ndryshme 24-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për kalim në Itali, përkundër faktit se ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2026.

Bento ka qenë në radarin e Interit tash e disa kohë pasi drejtori Dario Baccin personalisht i kishte bërë atij një vizitë në Brazil.

Tuttosport nënvizon se problemi qëndron tek fakti se Atletico Paranaenese i ka vendosur një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, dhe  po kërkojnë të paktën 15 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.

Sulmuesi islandez i jep dritën e gjelbër Interit duke refuzuar kalimin në Ligën Premier
Lexo po ashtu Sulmuesi islandez i jep dritën e gjelbër Interit duke refuzuar kalimin në Ligën Premier

Kujtojmë se Bento kishe debutuar me Brazilin në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Anglisë në “Ëembley” gjatë kësaj jave.

Interi kishte nënshkruar me Yann Sommer nga Bayern Munichu për 6.75 milionë euro, por ai tani ka mbushur 35 vjet dhe plani është që Bento të luajë si portier i dytë në mënyrë që t’i ipet kohë për adaptim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori