LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Liverpoolit pretendon se klubi ka nevojë për gjashtë blerje të reja

Ish-legjenda e Liverpoolit pretendon se klubi ka nevojë për gjashtë blerje të reja

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka këshilluar klubin që të bëjnë të paktën gjashtë blerje këtë verë, pavarësisht faktit që ata pritet të shpallën kampionë të Ligës Premier. 

Liverpooli po i afrohet titullit të Ligës Premier këtë sezon, me ekipin e Arne Slot që ka nevojë për katër fitore nga tetë ndeshje sa kanë mbetur, për ta fituar trofeun e 20-të në histori të klubit. 

Sidoqoftë, gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për klubin anglez në garat e tjera, pas ata kanë humbur në finale të Carabao Cup si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa FA. 


‘Të Kuqtë’ po përballen me një situatë të vështirë pasi Virgil Van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah do të mbesin pa kontrata në verë. 

Për këtë arsye, Carragher i ka këshilluar ata që të bëjnë gjashtë blerje për të rivitalizuar opsionet e Slot për sezonin e ardhshëm. 

“Me gjithë sinqeritetin, kur shikojmë ekipin e Slot, mund të shihet se atij mund t’i nevojiten gjashtë blerje verën e ardhshme”. 

“Përforcimet janë të nevojshme pa marrë parasysh nëse treshja e madhe pa kontratë do të qëndrojnë apo jo”. 

Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold
Lexo po ashtu Liverpooli e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold

“Liverpooli ka nevojë për një mbrojtës të majtë për të konkurruar me Robertson, ata kanë nevojë për një mbrojtës për t’u siguruar se nuk ka krizë kur mungojnë Van Dijk dhe Konate”. 

“Gjithashtu një mesfushor në mënyrë që Gravenberch dhe Mac Allister të mos luajnë në limite sezonin e ardhshëm. Për të shtuar këtu edhe një mesfushor ofanziv i cili do të shënojë dhe krijojë më shumë se Szoboszlai”. 

“Si dhe në fund, një mbrojtës i majtë dhe sulmues qendror i cili mund t’i fitojë ndeshjet njësoj si Mohamed Salah”, ka thënë Carragher./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Mësohet oferta që ka gati Arsenali për Realin dhe Rodrygon

Mësohet oferta që ka gati Arsenali për Realin dhe Rodrygon

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

Kalo në kategori