LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit

Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzalez: Nuk ishte penalti në rastin e Toni Kroosit

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.


Një nga momentet të kryesore të pjesës së parë ishte kur gjyqtari italian Gianluca Rocchi, sinjalizoi një penallti në favor të Los Blancos.

E gjithë kjo pas ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë të mesfushorit Lo Celso në Toni Kroosin, në minutën e 43 të takimit.

Koha kur Iturralde Gonzalez ndëshkonte Casillasin me të verdhë në El Clasico

Megjithatë, për Iturralde Gonzalez, gjyqtarin e pensionuar spanjoll, nuk ishte aspak penalti për ekipin vendas.

“Mund ta shihni se si Kroos bie në tokë në momentin që kundërshtari i vendos krahun para trupit të lojtarit”, tha Gonzalez.

Gjithashtu në minutën e 53-të, një goditje e fuqishme nga Adrien Rabiot goditi krahun e Sergio Ramosit.

Disa lojtarë parizianë kërkuan një penallti, por gjyqtari italian vendosi të mos gjykonte penalti, gjë që pajtohet edhe Iturralde.

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/