LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti i Dritës dhe Livoreka te Shkëndija

Ish-futbollisti i Dritës dhe Livoreka te Shkëndija

Pas analizës disa ditore, Lazim Destani shprehet i vendosur ta çojë përpara projektin për ngritjen e nivelit të Shkëndijës.

Pos tjerash, ai ka konfirmuar edhe shtabin teknik, i cili përbëhet nga ish-lojtari i Dritës, Qatip Osmani dhe ndihmësi, Bashkim Livoreka.


“Në drejtim të rrugës që duhet të ndiqet në të ardhmen. Z Destani merr hapin e parë konkret, duke rikthyer legjendën e klubit, Qatip Osmani në postin e shefit të stafit teknik. Ndihmës i tij do të jetë Bashkim Livoreka, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës e cila sjell edhe komunikatën e Lazim Destanit, në të cilën thuhet:

Të nderuar tifozë e dashamirës të KF Shkëndija,

Siç është paralajmëruar kohë më parë, ne vazhdojmë me përgatitje për të bërë ndryshime rrënjësore në strukturën e organizimit, por njëkohësisht edhe në filozofinë e menaxhimit të klubit.
Në kuadër të ristrukturimit të klubit, kam ngritur Këshillin Mbikëqyrës si një organ të ri që do të jetë vazhdimisht në ndjekje të aktiviteteve dhe performancës në të gjithë sektorët e klubit. Së shpejti publiku do të njoftohet me përbërjen e këshillit, strukturën menaxheriale të klubit dhe ndryshimet tjera në klub.
Dua të theksoj se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë vetëm me ardhjen e emrave të rinj në klub por krahas emrave është koncepti i ri që do t’u hap rrugë e do të krijojë hapësirë më të madhe për talentët e rinj që do të dalin nga akademia e KF Shkëndija. Besoj fuqishëm se e ardhmja është te talentët e rinj, te akademia e futbollit! Ideja thelbësore është ta bëjmë klubin kuqezi një qendër, jo vetëm ku do të vijnë futbollistë të mëdhenj, por edhe vendin ku do të rriten e zhvillohen futbollistë të mëdhenj që do të na bëjnë krenarë si klub dhe shoqëri.

Në këtë moment, si prurje të re në klub, mund ta bëj publik emrin e shefit të stafit teknik i cili tashmë ka nisur me planet e tij për drejtimin e skuadrës së Shkëndijës, dhe ky është trajneri tetovar Qatip Osmani.
Uroj ta shikojmë skuadrën e kuqezinjve të na i sjellë fitoret dhe sukseset që i dëshirojmë dhe i presim të gjithë së bashku, si unë ashtu dhe ju tifozët dhe dashamirët e KF Shkëndija“.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori