LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i transferimeve të Arsenalit zbulon pse klubi bëri ofertën famëkeqe për Suarezin

Ish-drejtori i transferimeve të Arsenalit zbulon pse klubi bëri ofertën famëkeqe për Suarezin

Ish-shefi i transferimeve të Arsenalit, Dick Law, zbuloi pse klubi bëri ofertën e tyre famëkeqe prej 40 milionë plus 1 funte për Luis Suarezin vite më parë.

Reprezentuesi i Uruguait dukej se do të transferohej në Emirates Stadium në verën e vitit 2013 pasi Liverpooli nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.


Në atë kohë, 36-vjeçari kishte një klauzolë në kontratën e tij me Reds që ata duhej ta informonin atë për çdo ofertë transferimi nëse ishte më shumë se 40 milionë funte.

Dhe Laë këmbënguli që Arsenali ishte gjithmonë i vetëdijshëm se shifra nuk ishte një klauzolë blerjeje dhe ata thjesht shtuan funten shtesë për të nisur negociatat.

Por, pronari i Liverpoolit, John Henry, u ofendua nga oferta dhe, pasi u publikua, ai shkroi në Twitter: “Çfarë po tymosin atje (tek Arsenali)?”.

Suarez përfundoi duke qëndruar në Anfield për një sezon tjetër, ku ai u emërua Lojtari i Vitit në PFA përpara se të vuloste një transferim 85 milionë euro te Barcelona.

Drejtori i atëhershëm i transferimeve të Gunners – Law shpjegoi se skuadra e Londrës Veriore nuk kishte dashur kurrë të antagonizonte rivalët e tyre në Ligën Premier.

Duke folur për Goal, ai tha: “Atë pranverë, na u përhap lajmi se Suarez donte të largohej nga Liverpooli”.

“E dinim se duhej të kalonim një prag të caktuar dhe kështu vendosëm të hidhnim një shumë tjetër mbi të”.

“Ne mund të kishim hedhur 50 ose 500,000 funte, por nuk do të bënte ndonjë ndryshim në negociatat përfundimtare”.

“Oferta ishte thjesht një shkas. Liverpooli donte të bënte një punë të madhe nga ajo dhe kjo është në rregull. Kur morën ofertën tonë, ata menjëherë e publikuan atë”.

“Mendoj se John Henry donte të dinte se çfarë po tymosnim ne, gjë që mendova se ishte paksa mosrespektuese”.

“Ishte ai që po lëvizte pak sepse po përgatitej të humbiste yllin e tij. Ishte një mënyrë e mirë për të larguar vëmendjen”.

“Gjithmonë kam menduar se lëvizja për ta bërë publike ishte kundërproduktive”, ka shtuar më tej ish-anëtari i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori