LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos zgjedh Messin para portugezit

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos zgjedh Messin para portugezit

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Kieran Richardson është i fundit që ka folur për debatin se kush është më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Për vite të tëra, ka qenë praktikisht e pamundur të mos dëgjosh një emër pa tjetrin, pak a shumë pavarësisht se cila ishte tema rreth tyre.


Më pak se një javë më parë, kur PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve, një lojtar pretendoi se Messi do të kishte 15 Topa të Artë , praktikisht e pamundur, nëse do të ishte punëtor po aq sa Ronaldo.

Arabia Saudite gati t’i ndryshoj ligjet, përgatit një ofertë për Messin të njëjtë me atë të Ronaldos
Lexo po ashtu Arabia Saudite gati t’i ndryshoj ligjet, përgatit një ofertë për Messin të njëjtë me atë të Ronaldos

Tani së fundmi në skenë ka dalë edhe ish-lojtari i Unitedit, Kieran Richardson, i cili ka dhënë mendimin e tij.

“Ata janë të dy më të mirët e të gjitha kohërave”, ka thënë ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Richardson.

“Por nëse duhet të zgjedh një, atëherë duhet të zgjedh Messin, edhe pse e njoh Ronaldon, kam luajtur me Ronaldon, e dua Ronaldon”, përfundoi Richardson. /Telegrafi/