LAJMI I FUNDIT:

Isco, Bale dhe Kovacic largohen nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve

Isco, Bale dhe Kovacic largohen nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve
Real Madrid (Getty Images(

Real Madridi përballet me humbjen e tre nga yjeve të mëdha të skuadrës në afatin kalimtar veror.

Mbretërit janë të interesuar të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, pasi kanë dështuar në La Liga dhe Copa del Rey.


Megjithatë, transferimet e reja do të bëjnë që lojtarë tjerë të pakënaqur të largohet nga Real Madridi.

Real është gati për verë, 300 milionë euro për tre super yje
Lexo po ashtu Real është gati për verë, 300 milionë euro për tre super yje

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, tre emra të njohur pritet të largohet në Santiago Bernabeu me hapjen e kalimtar veror.

Isco dhe Bale janë lodhur nga të qenit rezervistë (Getty Images)

Ky medium thekson se mesfushorët Isco Alarcon dhe Mateo Kovavic, por edhe anësori sulmues Gareth Bale kanë ndarë mendjen e largimit nga Reali.

 Kovacic gjithashtu pritet të largohet (Getty Images)

Treshja thuhet se kanë vendosur të largohet shkaku i pakënaqësive rreth minutave të luajtur dhe largimi i tyre pritet të vijë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Bale dhe pesë yjet që duhet t’i blejë Tottenham që ta fitojë Ligën Premier
Lexo po ashtu Bale dhe pesë yjet që duhet t’i blejë Tottenham që ta fitojë Ligën Premier

Isco mendohet se është i prirur të bashkohet me Manchester Cityn, ndërsa Bale mund të përdoret si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Harry Kane.

Për mesfushorin kroat Kovacic nuk ka ndonjë destinacion final, por e ardhmja e tij është mes Serie A, ku interesim kanë shprehur Interi e Roma dhe Ligën Premier, ku e duan Liverpooli dhe Tottenhami. /Telegrafi/