LAJMI I FUNDIT:

IPKO rritë të hyrat nga telefonia mobile

IPKO rritë të hyrat nga telefonia mobile

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund në tre-mujorin të parë të këtij viti ka shënuar rritje për 4.61% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.

Sipas raportit të Autortitet Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), numri i përdoruesve të telefonisë mobile gjatë tre mujorit të fundit të këtij viti ka arritur në 1,753,596, shkruan ORAinfo.


Sipas të njëjtit raport telefonia mobile IPKO ka shënuar rritje në tregun e ndarjes së të hyrave nga 35.35% në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, në 37.23 për qind në tre mujorin e parë të këtij viti.

Ndërkaq, operatori publik Vala qëndron pothuajse në shifrat e njëjtë në këtë treg.

Vala rritje të lehtë ka shënuar në ndarjen e tregut sipas përdoruesve nga 55.6 për qind në tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, në 56.9 për qind në tre mujorin e dytë të këtij viti. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar