LAJMI I FUNDIT:

Investim prej 1.7 milionësh në Parkun Industrial në Viti, Kurti: Do të ndikojë në zhvillimin ekonomik

Investim prej 1.7 milionësh në Parkun Industrial në Viti, Kurti: Do të ndikojë në zhvillimin ekonomik

Sot është inauguruar Parku Industrial në Budrikë të Vitisë, investim ky që kap shifrën e 1.7 milionë euro.

Në inaugurimin e parkut ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se ky vit po përmbyllet “me punë të mira e të dobishme për bizneset tona, përkatësisht për qytetarët tanë, ndërmarrës e punëtorë të vyer”.


“Parku industrial i sapo ndërtuar këtu do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe rajonal”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky park ka një investim kapital prej 1.7 milionë eurosh nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me hapësirë prej 15.5 hektarë.

“Në Komunën e Vitisë do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona nga diaspora dhe investime të huaja. Mandej do të nxisë veprimtarinë prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe e transformimit progresist të vendit tonë, si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe promovimin e tyre për një eko-sistem inovativ, me rritje të konkurrueshmërisë për më shumë eksporte e më pak deficit tregtar”, theksoi ai.

Kryeministrit i vendit po ashtu tha se në tre vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori