LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon rrugëtimin drejt LK-së (Video)

Interi vazhdon rrugëtimin drejt LK-së (Video)

Interi ka arritur fitore në shtëpi ndaj Palermos me rezultat 3-1.

Nerazzurrët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke treguar se qëllimi i vetëm i tyre ishte fitorja.


Goli i parë erdhi në minutën e 11-të nga Adem Llajic, ndërsa i dyti nga Mauro Icardi në minutën e 23-të.FC+Internazionale+Milano+v+Citta+di+Palermo+nVwwUUS97j_x

Mysafirët u përgjigjën në minutën e 45-të me anë të Franco Vazquez dhe me rezultatin 2-1, skuadrat shkuan në pushim.FC+Internazionale+Milano+v+Citta+di+Palermo+tJI3E0I7IYXx

I disponuari për lojë, kroati Ivan Perisic, në minutën e 54 shënoi golin e sigurisë pas një harkimi të bukur nga Icardi.FC+Internazionale+Milano+v+Citta+di+Palermo+cdIf4Mcy01Ux

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në vazhdim, por Juan Carrizo dhe Stefano Sorrentino me pritjet e tyre arritën të mbajnë portat e paprekura deri në fund.FC+Internazionale+Milano+v+Citta+di+Palermo+-1tdQLp6Uomx

Pas kësaj fitore Interi vazhdon në pozitën e pestë me 51 pikë, pesë më pak se Roma në vendin e tretë. Kurse Palermo thellon krizën, ajo ka vetëm 27 pikë dhe renditet në vendin e 17 me vetëm një pikë larg zonës që dërgon në Serie B.

Ndeshja e ardhshme e Nerazzurrëve është ndaj Bolognas. /Telegrafi/

1-0: Lajic kalon Interin në epërsi ndaj Palermos.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

2-0: Shënon edhe Icardi. Duket se kjo do të jetë një fitore e lehtë për Interin.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

Inter 2 – 1 Palermo: Vazquez

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

3-1: Icardi asiston, Perisic shënon

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016