LAJMI I FUNDIT:

Interi i tregon Barcelonës rrugën se si të arrijnë te Lautaro Martinezi

Interi i tregon Barcelonës rrugën se si të arrijnë te Lautaro Martinezi

Sipas gazetës spanjolle AS, Inter i kanë thënë Barcelonës që mund ta marrin Lautaro Martinezin, nëse paguajnë 90 milionë euro dhe kartonin e Arturo Vidalit, ndërsa në këtë pako të jetë edhe huazimi i Antoine Griezmann.

Argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milionë euro në kontratën e tij, por kjo mund të aktivizohet vetëm në një kohë të caktuar dhe paratë duhet të paguhen me një pagesë.


Ky është një problem për Blaugranat, të cilët janë përpjekur të ofrojnë lojtarë në shkëmbim për të ulur kostot e transferimit.

La Gazzetta dello Sport shkruan sot se Interi as nuk do të ulet në tryezë për të diskutuar një marrëveshje nëse nuk përfshin të paktën 90 milionë euro para kesh.

Lajmi konfirmohet edhe nga gazeta spanjolle AS, që shkruan se Interi ka kërkuar nga Barcelona, ​​konkretisht 90 milionë euro para, plus pronësinë e Arthuro Vidal dhe huazimin falas të Atntoine Griezmann.

Duket e e pamundur që Blaugranat t’i pranojë këto kushte.

Tani duket se Barcelona më shumë mund të shkojnë drejt sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner, si një alternativë më e lirë, pasi vlen diku rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori