LAJMI I FUNDIT:

Interi si ndahet talentit gjerman

Interi si ndahet talentit gjerman

Thuhet se Interi se janë në ndjekje dhe po mendojnë të bëjnë një ofertë gjatë verës për mbrojtësin e anës së djathtë të Bayer Leverkusenit, Benjamin Henrichs.

Talenti gjerman i Leverkusenit po luan mirë këtë sezon dhe nuk ka mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha, ndër to edhe ajo italiane, Interi.


Inter rivalizon Bayernin për talentin gjerman
Lexo po ashtu Inter rivalizon Bayernin për talentin gjerman

Sipas CalcioMercato.com, Henrichs i përshtatet profilit të drejtuesve kinez, Suning, të cilët duan futbollist të rinj dhe të fortë për Interin.

Agjentët e Interit e kanë vënë në dukje potencialin e tij, të cilin e kanë quajtur fenomenal, transmeton Telegrafi.

20-vjeçari, i cili gjithashtu mund të luajë edhe në të majtë, ka gëzuar një sezon përparimtar me Leverkusenit dhe bëri edhe debutimin e tij për ekipin kombëtar gjerman para pak më shumë se katër muajsh.

Berardi tashmë ka nënshkruar me Interin?
Lexo po ashtu Berardi tashmë ka nënshkruar me Interin?

Megjithatë, kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2020, ndërsa një konkurrent tjetër i fort për shërbime e tij janë edhe gjigantët gjerman, Bayern Munich.

Henrichs thuhet të vlerësohet rreth 15 milionë euro, edhe pse kjo faqe italiane  paralajmëron se një shifër e tillë nuk mund të jetë e mjaftueshme. /Telegrafi/