LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk e transferoi Giroudin shkaku që fondet i harxhuan në transferimin e Eriksenit

Interi nuk e transferoi Giroudin shkaku që fondet i harxhuan në transferimin e Eriksenit

Interi thuhet se kishte arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Olivier Giroud në këtë muaj.

The Blues ishin të gatshëm ta shesin sulmuesin francez në këtë afat kalimtar të janarit, por që në fund vendosën ta mbajnë në skuadër.


RMC Sport raporton se Interi ishte zmbrapsur nga transferimi i fituesit të Kupës së Botës, shkaku i transferimit të Christian Eriksenit.

Nerazzurët e transferuan mesfushorin danez nga Tottenham Hotspuri për 20 milionë euro, andaj nuk kishin më fonde që ta kompletonin transferimin e Giroud.

Mbyllet afati kalimtar ‘Janar 2020’, të gjitha detajet nga 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar ‘Janar 2020’, të gjitha detajet nga 24 orët e fundit

Francezi do të qëndrojë te Chelsea deri në fund të këtij sezoni, e më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.

Frank Lampard e konfirmoi se sulmuesi do të qëndrojë në Stamford Bridge, e që duket as blutë nuk kanë mundur të gjejnë një sulmues. /Telegrafi/