LAJMI I FUNDIT:

Interi njofton se Matteo Darmian ka vazhduar kontratën

Interi njofton se Matteo Darmian ka vazhduar kontratën

Interi ka njoftuar se Matteo Darmian ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor 2024.

Marrëveshja e tij aktuale do të skadonte në fund të këtij sezoni, megjithëse pritej një rinovim nga të dyja palët.


Njoftimi vjen vetëm 48 orë pasi ai shënoi golin e fitores në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Atalantas në San Siro të martën në mbrëmje.

Mbrojtësi që mund të luajë në disa pozita, deri tani ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime në 22 ndeshje zyrtare për Interin në sezonin aktual.

Sky Sport Italia raporton se marrëveshja përfshin një opsion për t’u zgjatur deri në qershor 2025.

Darmian është produkt i akademisë së të rinjve të Milanit, ndërsa ka luajtur me klube si Padova, Palermon, Torinon , Manchester United dhe Parma./Telegrafi/