LAJMI I FUNDIT:

Interi në bisedime të avancuara me Tonali

Interi në bisedime të avancuara me Tonali

Interi thuhet se është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke përgatitur një marrëveshje 5-vjeçare me vlerë 2.5 milion euro në vit plus bonuse për të riun italian.

Gazetari i njohur Nicolo Schira pretendon se Brescia kërkon 50 milionë euro për italianin dhe të dy klubet nuk kanë arritur ende në një marrëveshje.

Por sipas raportit, Nerazzurrët tashmë i kanë ofruar kushtet personale lojtarit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 20-vjeçarit një marrëveshje fitimprurëse.

Tonali preferon kalimin te Interi
Lexo po ashtu Tonali preferon kalimin te Interi

Tonali ka bërë përshtypje pasi ka ndihmuar Brescian të ngjitet në Serie A sezonin e fundit dhe vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme këtë sezon në kampionatin elitar.

Nënshkrimi i tij është kërkuar nga klubet më të mëdha në Evropë dhe dy gjigantët italianë, Interi dhe Juventusi, janë lidhur me Tonalin që prej vitit të kaluar.

Interi shpreson ta lidh atë me një kontratë pesë-vjeçare në vlerë prej 2.5 milion euro plus bonuse dhe lojtari gjithmonë ka pretenduar se dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe kjo të kalojë në një kampionat tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori