LAJMI I FUNDIT:

Interi në bisedime me Andre Onanan

Interi në bisedime me Andre Onanan

Andre Onana është rikthyer për tu stërvitur te Ajaxi pas pezullimit.

Portieri kamerunas kishte rezultuar pozitivë në testin anti-doping dhe nuk ka të drejtë loje deri më 2 nëntor.


Megjithatë ai ka fituar rastin në CAS dhe tanimë është lejuar që të fillojë stërvitjet me Ajaxin.

Por largimi i tij nga gjiganti holandez do të ndodhë në janar ose në fund të sezonit.

Onana është futur në vitin e fundit të kontratës me Ajaxin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Interi është duke monitoruar situatën e tij dhe raportohet se ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.

Neroazzurët duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi kamerunasi shihet si pasardhësi i Samir Handanovic.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë një shumë rreth katër milionë euro te Ajaxi për ta marrë portierin në janar.

Besohet se kampionët e Holandës do ta pranojnë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin portierin në verë me parametra zero. /Telegrafi/