LAJMI I FUNDIT:

Interi mendon për ndryshime të mëdha, Tare dhe Inzaghi shihen si shpëtimtarët e klubit

Interi mendon për ndryshime të mëdha, Tare dhe Inzaghi shihen si shpëtimtarët e klubit

Eliminimi nga garat evropiane me Interin mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Antonio Conte.

Skuadra zikaltër nuk arriti të kalonte grupin ku ishte së bashku me Real Madridin, Borussia Moenchegladbachun dhe Shakhtar Donetskin.


Neroazzurët e patën në dorë fatin e tyre, por në ndeshjen e fundit nuk arritën më shumë se një barazim 0-0 me Shakhtar ku u eliminuan nga garat evropiane, pasi kjo pikë nuk i mjaftoi as për të siguruar Ligën e Evropës.

Ky eliminim mund t’i kushtojë me shkarkim trajnerit Antonio Conte, por edhe drejtorit sportiv Beppe Marotta.

Sipas asaj që ka lajmëruar e përditshmja italiane Il Messaggero drejtuesit e Interit po mendojnë për ndryshime të mëdha në klub.

Si pasardhës i Antonio Contes po shihet Simone Inzaghi që aktualisht drejton klubin kryeqytetas Lazio.

Ndërkohë në vend të Marottas, presidenti i Interit, Zhang synon që ta sjell shqiptarin Igli Tare.

Gjithnjë sipas këtij mediumi italian, numri një i Interit beson se dyshja Inzaghi-Zhang do të jenë shpëtimtarët e Interit për ta ndërtuar një skuadër të fortë konkurruese për të fituar trofe edicionet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori