Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko po lidhet me një lëvizje shokuese te rivalët e qytetit, Inter.

Sipas “Sport Mediaset”, ajo që dukej si një sugjerim i thjeshtë disa orë më parë, po shndërrohet në një shkak të vërtetë për negociata.

Faqja e internetit bazohet edhe në marrëdhënie të shkëlqyeshme mes menaxherit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta dhe përfaqësuesit italian të Bakayokos, Federico Pastorello.

Milan ka 35 milionë euro të gatshme për të blerë francezin gjatë verës, por mund të bëjnë edhe një ofertë tjetër.

Kuqezinjtë do të ofrojnë 5-6 milionë euro për huazimin e lojtarit të Chelseat me një opsion për ta blerë 30 milionë euro gjatë verës së ardhshme.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani është paraqitur 28 herë për italianët dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/