LAJMI I FUNDIT:

Interi ka gati dy largime, mesfushorët nuk bëjnë pjesë në planet e Contes

Interi ka gati dy largime, mesfushorët nuk bëjnë pjesë në planet e Contes
Mesfusha e Interit (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Borja Valero dhe Matias Vecino ishin dy nga blerjet e para të Interit në verën e vitit 2017 kur trajner ishte Luciano Spalletin.

Dyshja fillimisht ishin titullarë në mesfushë , duke luajtur rregullisht për një kohë të gjatë, por në kohën e fundit pas ardhjeve të shumta, minutat për të dy janë paksuar.


Prej ardhjes së Antonio Contes, asnjë prej tyre nuk shihet si i përshtatshëm dhe janë aktivizuar nga trajneri në rastet kur nuk ka pasur zgjedhje të tjera.

Stefano Sensi, Marcelo Brozovic dhe Nicolo Barella, ishin emrat që preferoheshin nga fillimi i sezonit, por edhe ardhja dhe komponimi i Cristian Eriksen, do ta bëntë të vështirë, që Vecino dhe Valero të kenë hapësirë.

Ndaj në fund të sezonit për këtë dyshe mund të vijë edhe lamtumira.

Mesfushorit spanjoll në fakt i përfundon kontrata në qershor dhe Interi nuk e ka ndërmend t’i ofrojnë një marrëveshje të re, duke qenë se ai ka edhe disa vite më shumë mbi super, largimi është i sigurt.

Sa i përket mesfushorit uruguaian Vecino, Conte nuk e ka në planë për sezonin e ardhshëm dhe zikaltrit janë në pritje të ofertave.

Për të ka pasur interesim nga klubet e Ligës Premier në të shkuarën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori