LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit

Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit
Danilo D Ambrosio dhe Berat Gjimshiti gjatë një aksioni (Foto: Getty Images )

Interi fitoi ndaj Beneventos me rezultat 2-0 në Serie A.

Reklama

Vendasit ishin favorit, por nuk arritën të tregojnë ndonjë lojë të bukur ndaj skuadrës së fundit në tabelë.

Rafinha vrapoi shumë në mesfushë, por nuk arriti të tregojë kualitet e tij (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa Benevento kishte rastet. Vlen të theksohet se në 45 minutat e parë zikaltrit nuk kishin asnjë gjuajte në portë, kjo nuk i kishe ndodhur nga shtatori i vitit 2016 në takimin ndaj Juventusit.

Në pjesën e dytë djelmoshat e Luciano Spallettit u treguan më të vëmendshëm dhe ishin mbrojtësit që morën lojën e në duar.

Katër gola: Asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë gola se Skriniar në Serie A këtë sezon (Foto: Getty Images)

Së pari shënoi Milan Skrinar në minutën e 66-të, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Andrea Ranocchia.

E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu E çuditshme, por e vërtetë: Lojtarët e Interit kanë po aq paraqitje sa ata të Beneventos në Ligën e Kampionëve

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, por me një ndeshje më shumë se Roma (50 pikë) dhe Lazio (49 pikë). Kurse Benevento vazhdon e fundit me 10 pikë.

Goli ndaj Beneventos ishte i pari sezonal për Ranocchian, ai ka luajtur gjashtë ndeshje në total (Foto: Getty Images)

Xhiro e 27-të në Serie A do të na servojë derbin më të madh lokal në botë, atë mes Interit dhe Milanit.

Ndërsa skuadra e Berat Gjimshitit, që luajti për 90 minuta ndaj Interit në javën e ardhshme do të presë Hellas Veronën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mudrykut i thuhet të largohet nga Chelsea që në janar

Mudrykut i thuhet të largohet nga Chelsea që në janar

Premier League
“Do ta trembim për jetë Arsenalin

“Do ta trembim për jetë Arsenalin" - trajneri i Tottenhamit me deklaratë të fuqishme para derbit londinez

Premier League
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Shënoi 483 gola në 87 ndeshje: Man City e do sensacionin e Milanit

Shënoi 483 gola në 87 ndeshje: Man City e do sensacionin e Milanit

Serie A
Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

Godin u kërkon të gjithëve të mos nxitohen me formën e Felix te Barcelona

La Liga
Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja

Premier League
Kalo në kategori