LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Napoli në garë për Darmian

Interi dhe Napoli në garë për Darmian
Matteo Darmian (Foto: Getty Images)

Juventusi është tërhequr nga gara për shërbimet e Matteo Darmian duke iu hapur rrugë Napolit dhe Interit për lojtarin e Manchester Unitedit.

Mbrojtësi i krahut mund të luajë në disa pozita, ndërsa Juve kishte bërë disa oferta, megjithatë kishte refuzuar të paguajë 20 milionë euro për të.


Matteo Darmian gjatë një ndeshjeje në Angli (Foto: Getty Images)

Sipas Rai Sport, Bianconerët kanë vendosur të shikojnë alternativa tjera dhe nuk janë më të interesuar për futbollistin nga Torino.

Lajmet nga Matteo Darmian
Lexo po ashtu Lajmet nga Matteo Darmian

Nga ana tjetër, Napoli vazhdon të jetë kandidat, por Interi duket të jetë destinacioni më i mundshëm.

Nerazzurrët po kërkojnë një mbrojtës krahu, ndërsa shënjestra e tyre kryesore është Alessandro Florenzi.

Mbrojtësi italian, Matteo Darmian (Foto: Getty Images)

Mirëpo, gjithçka varet nëse lojtari do të vendosë ta nënshkruajë rinovimin e kontratës me Romën.

Darmian merr pagë prej katër milionë eurosh për sezon, ndërsa mund të luajë edhe në formacionet me tre mbrojtës, edhe në ato me katër. /Telegrafi/