LAJMI I FUNDIT:

Interi barazon te Verona dhe humbet edhe vendin e tretë në tabelë

Interi barazon te Verona dhe humbet edhe vendin e tretë në tabelë
Romelu Lukaku dhe Marash Kumbulla. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi ka barazuar në udhëtim te Verona me rezultat 2-2 në një ndeshje spektkolare me katër gola të shënuar.

Verona e nisi për mrekulli takimin ku vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi.


Sulmuesi Darko Lazovic iu shmang bukur Milan Skriniarit dhe shënoi për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të ashpër nga të dyja skuadrat ku u ndanë katër kartonë të verdhë.

Antonio Candreva. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi e nisi për mrekulli takimin dhe në minutën e 49-të, Antonio Candreva shënoi pas topit të kthyer nga shtylla për të barazuar rezultatin në 1-1.

Gjashtë minuta më vonë nga një goditje e Candrevas, Di Marco e dërgoi topin në portën e tij për t’i dhënë Interit epërsinë 1-2.

Verona – Inter. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Por krejt në fund të ndeshjes vendasit barazuan në 2-2, kur Amir Rrahmani asistoi te Miguel Veloso që me një goditje të fortë barazoi rezultatin në 2-2.

Kësisoj Interi me këtë barazim humb pozitën e tretë dhe mbetet e katërta në tabelë me 65 pikë.

Ndërkohë Verona mbetet në vendin e nëntë në tabelë me 43 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Interi do të luaj në shtëpi me Torinon, teksa Verona luan në udhëtim te Fiorentina. /Telegrafi/