LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për Berardin

Interesim i madh për Berardin

Agjenti i Domenico Berardit thotë e nuk është vendosur asgjë me Juventusin për të ardhmen e tij dhe se shumë ekipe po interesohen për lojtarin.

Sulmuesi i Sassuolos ishte në bashkpronësi me Juventusin, por Bianconerët kanë shitur gjysmën e tyre gjatë verës së kaluar

“Ai është lojtar në pronësi të plotë të Sassuolos. Juventusi ka opsionin për ta blerë atë sërish, teksa klubet kanë marrëdhënie të mira”.


“Ne mund të themi se shumë ekipe në Serie A dhe jashtë kampionatit italian po e kërkojnë atë”, deklaroi agjenti. /Telegrafi/