LAJMI I FUNDIT:

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Edicioni i 20-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm dhe interesim të madh, vizituar nga më shumë se 10,000 persona.

Teksa hapi dyert për vizitorë më 16-17 Prill 2024, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, panairi  për dy ditë rradhazi shërbeu si një platformë për të shfaqur trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, peizazhet e ndryshme dhe përvojat emocionuese sportive të Kosovës dhe më gjerë. Nga turizmi kulturor dhe historik deri te sportet aventureske, panairi ofroi një eksplorim gjithëpërfshirës të të gjitha aspekteve të turizmit dhe sportit.

Pjesëmarrës të këtij panairi ishin federata të ndryshme të sportit, komuna nga Kosova dhe Shqipëria si dhe biznese turistike nga rajoni. 

Si ngjarja më e madhe në Kosovë, panairi shërbeu si një platformë vendimtare për bashkimin e edukatorëve, institucioneve dhe profesionistëve nga sektorë të ndryshëm për të shkëmbyer njohuri dhe ekspertizë. Kjo ngjarje luajti një rol kyç në lehtësimin e mundësive të rrjetëzimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe promovimin e zhvillimit profesional.

Edhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit mori pjesë duke promovuar potencialin turistik të Prizrenit, që ishte një mundësi e mirë për prezantimin e ofertave e atraksioneve të qytetit të Prizrenit për profesionistët e industrisë së turizmit dhe sportit, që gjithashtu nxit bashkëpunimin për investime të mundshme në këto fusha.

Për të pranishmit u prezantuan edhe vlerat e Elbasanit nga pasuritë natyrore deri te ato kulturore dhe historike, një mozaik multikulturor, me turizëm të qëndrueshëm që zgjat gjithë vitin.

Edhe Komuna e Gjakovës ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024, ku përmes materialeve promovuese janë prezantuar trashëgimitë kulturore, atraksionet turistike si dhe investimet e ndryshme. Në këtë panair, Gjakova është prezantuar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka Pylla si dhe zyrtarët e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, të cilët janë kujdesur të prezentojnë asetet e komunës së tyre për pjesëmarrësit në këtë ngjarje.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) gjithashtu ka shpalosur detajet për eventet e verës që do t’i organizojë:  FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat, FIBA 3×3 Women’s Series, FIBA 3×3 Challenger Prishtina, FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C për Femra, si dhe për Basketbollin 3×3 në kuadër të Projektit “Sport në Shkolla”. Zyrtarët e FBK-së kanë informuar të pranishmit për ngjarjet e basketbollit, duke i ftuar të marrin pjesë dhe sigurisht të përkrahin Kosovën në këto gara.

Onix Spa mori pjesë në Panairin dy ditor të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë. Informacionet dhe shërbimet e ofruara në panair u shpalosën nga stafi profesionist, të cilët u përkujdesën të ofrojnë sqarime dhe infomacione adekuate sa më të hollësishme, poashtu mundësuan edhe aplikimin e disa terapive që kishim për prezentim në panair. 

Pjesëmarrës në Panair ishte edhe Klubi i Shigjetarisë Tradicionale (KSHT). Në këtë Panair ata patën mundësi të promovojmë sportin e shigjetarisë dhe të tërheqin interesin e vizitorve për aktivitete të tjera sportive. Me një stend tërheqëse dhe demonstrime të shigjetarisë, ata u përpoqën të nxisin ndërgjegjësimin për këtë sport tradicional dhe aventuresk.

Krahas këtij panairi, është hapur edhe Panairi Edukimit, Karrierës dhe Punës si ngjarja më e madhe edukative në Kosovë. Pjesë e këtij panairi ishte dhe Telegrafi Jobs, një platformë unike për gjetjen e punës që gjatë panairit informoi studentët dhe punëdhënësit për mundësitë e tyre që do t’i kenë në rast të bashkëpunimit me Telegrafi Jobs.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori